“Ritëm i egër nga Conte, lojtarët e Totenhem duken të rraskapitur në stërvitje”! Në Angli tregojnë: Vetëm Perisic nuk lodhej

Ditët e para Tottenham u stërvit në Londër dhe më pas u nis për në Korenë e Jugut, ku do të vazhdojë përgatitjet dhe do të luajë disa ndeshje miqësore. Antonio Conte vendosi një ritëm të ashpër për lojtarët e tij në fillimin e përgatitjeve sepse dëshiron që ata të jenë sa më të gatshëm për fillimin e sezonit të ri.

Mediat angleze kanë publikuar një foto pas një prej seancave stërvitore të Tottenham ku thuajse të gjithë lojtarët e kësaj skuadre duken të rraskapitur dhe duket qartë se nuk e prisnin një ritëm kaq të egër nga eksperti italian. Mirror bëri të ditur se pothuajse të gjithë lojtarët ishin të rraskapitur në fillimin e përgatitjeve dhe se vetëm njëri prej tyre nuk ishte i befasuar nga ritmi.

Bëhet fjalë për Ivan Perisic, i cili ka mbërritur në Tottenham këtë verë dhe po stërvitet pa problem. Kjo është kryesisht për faktin se Periši? ka punuar me Conten në Inter dhe padyshim e dinte se çfarë e priste. Dy yjet më të mëdhenj të skuadrës, Kane dhe Son, humbën disa herë forcën gjatë stërvitjes, madje pushuan para se të vazhdonin me ushtrimet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online