“Jemi në pikën më të lartë të historisë sonë”, Kumbulla tregon Kombëtaren: Mund të garojmë me të gjithë

Marash Kumbulla ësbtë mbushur plot shpresë nga ecuria e Kombëtares. Mbrojtëei j Romës ka dhënë një intervistë për “Savoirsport”, ku shorehet se kuqezinjtë janë në pikën më të lartë në historinë e tyre. Kumbulla ka treguar edhe përshtyojet që i ka lënë Silvinjo, i cili sipas tij di të jep besim se mund të ndeshesh me këdo.

“Kemi një shans të mirë, kemi filluar shumë mirë. Kemi një ekip të ri, por edhe me djem me përvojë. Shpresoj që bashkëlojtarët e mi ta bëjnë këtë ëndërr realitet. Silvinjon e takova gjatë ndeshjes së parë kundër Polonisë, ai më la përshtypje të mirë. Është një trajner karizmatik dhe pozitiv, transmeton besim dhe dëshirë për të konkurruar me të gjithë.

Lojtarë nga Shqipëria që mund të shkojnë në nivele të larta? Asllani dhe Broja janë dy djem të rinj, ka edhe të tjerë, por mendoj se ata të dy kanë një të ardhme të mirë përpara. Ne jemi në një pikë të lartë të historisë sonë, ne mund të konkurrojmë me të gjithë. Kjo përzierje e përvojës dhe rinisë do të na lejojë të arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *