Refik Halili ka folur për situatën e paprecedentë që ndodhemi mbi futbollin shqiptar. Qeveria nuk ka ndërmend ende që të plotësojë kërkesat e sportit për t’i ardhur në mbështetje duke u justifikuar shpeshherë se e gjitha kjo është lëvizje politike. Por kreu i Tiranës, Refik Halili, i ftuar në emisionin “Sport News” është shprehur se të gjithë presidentët e klubeve janë në një mendje dhe nuk ka asgjë tjetër veçse interesi i futbollit.
“Kërkesat janë të realizueshme lehtë. Nëse nuk do të bëj për 10 vite tatimin mbi të ardhurat personale e lëmë. Nuk ka asnjë njeri që nuk do të luaj nga i pari te Federata dhe deri te gazetari i fundit duan që të luajnë. Por të na plotësohen kërkesat. Në një mendie jemi nga Demi te Safeti që të na plotësohen kërkesat. Nuk ka politikë te ne dhe nëse na etiketojnë nga njëri krahë apo tjetrin”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/