Reali i Madridit është larguar me një barazim 2-2 nga transferta në Mynih në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Champions-i është habitati i madrilenëve dhe këtë fakt e nxjerr në pah edhe Rodrigo në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Movistar”-in. Braziliani ka thënë se tashmë Reali është mësuar me këtë kompeticion. Rodrigo e mbyll fjalën e tij me elozhe për Toni Krosin, për të cilin thotë se ka një mjeshtëri që e dashuron ta shohë.
“Nëse nuk mundemi të fitojmë, atëherë nuk e duam fitoren. Një barazim ishte i përsosur me gjithçka që ndodhi. Është mirë, tani është gjithçka e hapur në shtëpinë tonë. Janë ndeshje Champions-i, jemi mësuar. Mendojnë se kemi vdekur dhe është atëherë kur mund të rrezikohesh më shumë. Ishte një pjesë e lojës kur nuk ishim shumë mië dhe më pas barazuam. Çfarë pasimi nga Krosi, i pabesueshëm. I themi gjithmonë që të vazhdojë të luajë. Jo një, por shumë vite më shumë. Ka një mjeshtëri që e dashuroj ta shoh. Më pëlqen të luaj me të”, ka thënë Rodrigo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/