“Jemi më lart se ata, e treguam kush janë kampionët e vërtetë”, Rroca me sytë nga Partizani: Presim dhuratë nga çdo ekip

Kukësi po kalon një fomrë pozitive që pas rikthimit të futbollit dhe rezultatet po flasin në favor të tyre. Të hënën arritën të fitonin edhe duelin me kryesuesit e Tiranës, duke e dërguar në vetëm 6 pikë diferencën për ta. Një element i rëndësishëm i këtij Kukësi ka qenë edhe Eduart Rroca. Futbollisti shqiptar ka dhënë një intervistë për “Fax Sport” me gazetaren Klevisa Alinani, ku flet për shumë çështje.

Rroca tregon se ishin të bindur për fitore me Tiranën, si dhe zbulon edhe fjalët e trajnerit Shehi pas triumfit. Madje sipas tij edhe rezultatet e ndeshjeve të tjera të këtij sezoni me bardheblutë flasin pastër për faktin se cili ekip qendron më lart. Lojtari i verilindorëve shprehet se pranon “dhurata” nga çdo ekip i Superiores për të ndalur Tiranën. Në fund Rroca flet edhe për të ardhmen e tij, ku zbulon se ka një ofertë për një aventurë jashtë Shqipërisë.

“Ne ishim për forcën e Tiranës, por ishim të ndërgjegjshëm edhe për forcën tonë. E dimë se çfarë cilësish kemi ne si ekip. Ishim të bindur që do të ishim më lart se ata dhe ishm të bindur në një fitore, ashtu siç kemi bërë edhe në ndeshjet e kaluara. Ajo humbja 2-1, e cila ndodhi në “Air Albania”, mund të them se ishte edhe pak aksidentale, pasi të humbësh një ndeshje për 5 minuta mund të ndodhë vetëm një herë aksidentalisht. Por fakti që kemi fituar 3 të tjerat dhe me rezultate bindëse tregon që jemi më lart se ata. Por kemi bërë edhe gabimet tona, prandaj jemi në vendin e dytë.

Festa nuk ishte sepse mundëm Tiranën. Ishte organizuar që para ndeshjes. Na kishte ftuar Kristali për ditëlindjen e tij, kështu që nuk erdhi aty dhe festuam. Festa në ambientet e stadiumit ishte thjesht festimi i një ndeshjeje të rëndësishme, kaq. Nuk mund të themi se e kemi ekzagjeruar. Shehi erdhi dhe iu bashkua festës së momentit. Foli dhe ai dy fjalë që ishin shumë të vërteta. Tha ‘Sot e keni treguar kush jeni dhe kush janë kampionët e vërtetë‘.

Ne kishim një premio. Na është premtuar një premio që do të shpërndahet këtë javë. Kështu që presim nga klubi ta shpërndajë. 6 pikë janë shumë por janë edhe pak. Kështu që për 6 ndeshje të mbetura është goxha e vështirë që të rikuperohen 6 pikë, sepse Tirana nga 6 ndeshje duhet të humbi dy. Megjithëse mundësitë për t’i humbur dy i ka, sepse ka derbin ka dhe një ndeshje të vështirë në Laç. Të gjithë ne e dimë si është përballja në Laç, edhe ne vetë e dimë. Ne shpresojmë, nuk i kemi humbur shpresat. Sigurisht që ne presim çfarëdo lloj dhurate, megjithëse edhe Partizani ka objektivat e veta që është pjesëmarrja në Europë. Pjesëmarrja e tyre në Europë kalon nga derbi kështu që për objektivat e tyre duhet ta fitojnë këtë ndeshje. Pastaj ne sigurisht presim dhuratë nga çdo lloj ekipi që të ndali Tiranën. Edhe nga Flamurtari që e ka javën tjetër, pse jo, do ishte një surprizë e bukur për ne.

E ardhmja? Unë momentalisht jam në kontratë me Kukësin deri në dhjetor të 2020-ës. Kam pasur kontakte me shumë menaxherë, të cilët më telefonojnë dhe më kanë bërë një ofertë për një aventurë jashtë. Për momentin nuk mund të them më tepër. Qëllimi është që këtë merkato të lëviz jashtë dhe të paguhet një shumë për kartonin tim.

Fitorja e Milanit? Nuk më erdhi shumë keq sepse edhe Milanin e simpatizoj si ekip. Të humbësh një ndeshje nga 0-2 në 4-2 ishte një gjë që ndodh rrallë dhe ishte e bukur për t’u parë, pavarësisht se jam tifoz me Juventusin. Por këto gjëra duhet t’i pranojmë në futboll, vetëm në Shqipëri nuk pranohen. Në botë pranohet të humbasësh nga 0-2 në 4-2, kurse në Shqipëri vështirë të pranohet“, ka deklaruar Eduart Rroca./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online