“Jemi krenar me Kombëtaren, jo ekipin tënd”! Munishi i kthehet Ilir Dajës: Imagjino të ndihet krenar Barcelona se Real Madridi fitoi Champions League

Ilir Daja u shpreh se Ballkani u kthye në Kombëtaren e dytë të shqiptarëve pas arritjeve në Europë. Por i këtij mendimi nuk është trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, që hap gjithmonë polemika me deklaratat e tij. Në një intervistë të fundit për “Kampionët”, trajneri ka përdorur shembullin e Barcelonës dhe Realit për të treguar të kundërtën.

“Ne krenohemi me Kombëtare, jo me klub. Ne krenohemi kur Kosova apo Shqipëria shkon larg. Nuk mund të sillen gjithë ekipet e kampionatit për një tjetër skuadër që ka arritur diçka në Europë, ne jemi rival me ta. Dakort, na kanë përmirësuar imazhin e futbollit tonë dhe ne i themi bravo. Por nuk jemi krenar ne me ta. Imagjinoni tani të dali Barcelona dhe të thotë se ndihet krenar se Real Madridi fitoi Champions League”, tha Munishi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online