“Jemi krenar edhe me Partizanin e Vllazninë”! Armand Duka reagon për ecurinë në Europë: Rritja e klubeve tona, urime për Teutën dhe Laçin

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka reaguar pas përfundimit të takimeve që zhvilluan ekipet shqiptare në Europë. Teuta dhe Laçi janë dy skuadrat që do të vazhdojnë më tej aventurën në “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Vllaznia janë eliminuar nga gara. Kreu i futbollit në vendin tonë ka vlerësuar edhe dy skuadrat që nuk do të jenë më pjesë e këtij kompeticioni. Nga krahu tjetër theksohet se është konfirmuar rritja e vazhdueshme e klubeve tona që dëshmohet me prezantimin në Europë.

“Krenar për përfaqësimin e skuadrave shqiptare në Europë, që përsëri konfirmuan rritjen e vazhdueshme të klubeve tona.  Super të merituara kualifikimet e Teutës dhe Laçit, dy skuadrat tona që do të garojnë në turin e tretë të Europa Conference League! Urimet më të mira për klubin durrsak dhe atë kurbinas për punën e shkëlqyer dhe paraqitjen që na bën të gjithëve krenarë.

Shpresoj shumë që Laçi dhe Teuta të na entuziazmojnë sërish me rezultate pozitive dhe të na dhurojnë emocione të bukura.  Dua gjithashtu të vlerësoj paraqitjet e Partizanit dhe Vllaznisë në Conference League, pavarësisht se u eliminuan në turin e dytë. I gjithë komuniteti i futbollit shqiptar është krenar për atë që dhatë në fushën e lojës dhe për karakterin që keni treguar”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *