“Jemi familje që e duam sportin”! 4 vëllezërit shqiptarë që i janë përkushtuar futbollit, Selmani: Gentianin e kemi shembull

Katër vëllezër që i përkushtuar futbollit. Familja Selmani përbën një rast të veçantë për futbollin shqiptar. Gentiani, Adolfi, Santiagoja dhe Brajani janë 4 vëllezërit që kanë formuar “ekipin” Selmani brenda familjes së tyre. Portieri Gentian Selmani ka hedhur hapin e rëndësishëm me transferimin në Turqi, si dhe ka provuar të veshë fanellën e ekipit të parë të Kombëtares kuqezi. Sigurisht që kjo mjafton për tu kthyer në një shembull për vëllezërit e tjerë.

Këtë e konfirmon edhe vetë Adolfi në studion e “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku pati mundësinë të bisedonte në një lidhje paralele edhe me vëllanin e tij të madh, Gentianin. “Ne e marrim si shembull atë. Ka punuar shumë, ka vuajtur shumë, është stërvitur shumë”, ka thënë Adolf Selmani.

Ndërkohë, portieri i Bolusporit është shprehur: “Jemi familje që e duam sportin. Kemi vazhduar që të katërt me futbollin. Janë edhe dy vëllezërit e tjerë, njëri është te Kastrioti dhe njëri është te të rinjë te Laçit. Shpresoj të kenë një karrierë sa më mirë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë, pa dëmtime. Të punojmë fort dhe të shpresojmë të kemi sa më shumë sukses. Edhe për ata besoj është motivim”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *