“Jemi ekipi shqiptar më i mirë në Europë“, Duro flet në prag të ndeshjes në Ligën e Konferencës: Iskra nuk është në nivelin tonë

Laçi luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese kundër Iskras. Bardhezinjtë hyjnë si favoritë në “Elbasan Arena” dhe këtë gjë e ka të qartë edhe vetë Shpëtim Duro. Trajneri i kurbinasve ka dhënë një intervistë për “Supersport“-in, ku është shprehur se skuadra e tij duhet të tregojë përqendrim dhe seriozitet në fushë për të kaluar në turin e dytë kualifikues. Duro thotë se Iskra nuk është në nivelin Laçit, por nga ana tjetër tregon se ekipi malazez vendoset mirë në fushë.

“Sigurisht që jemi gati. Kemi bërë një fazë përgatitore në Pogradec në kushte shumë të mira. Skuadra ka qenë e përqendruar dhe serioze. Jemi gati për të filluar këtë aventurë europiane. Në letër ne jemi favoritë, duke patur parasysh koeficientin në Kupat e Europës, pasi jemi ekipi më i mirë shqiptar në vitet e fundit me pjesëmarrjet në Europë, ndaj dhe konsiderohemi favoritë përballë Iskrës. Por, në futboll jo gjithmonë fiton skuadra favorite. Duhet përqendrim, seriozitet dhe të bëjmë një paraqitje si edicionin e shkuar.

E kemi studiuar kundërshtarin, por ka një fakt se ekipi i Iskrës ka ndyshuar shumë dhe nuk jemi marrë me ndeshjet e sezonit të shkuar. Kemi parë ndeshjet e tyre përgatitore, e kemi analizuar me skuadrën. Është një ekip jo në nivelin tonë, por është një skuadër që vendoset mirë në fushë dhe duhet patjetër që të gjejmë mënyrën që ekipi jonë të përgatitet mirë të kalojmë këtë raund. Nuk ka ndryshime mes ndeshjeve. Një rezultat pozitiv na lehtëson punën për takimin e kthimit, por nuk ka më shumë diferenca. Edicionin e shkuar kemi treguar se dimë të luajmë mirë dhe jashtë fushe. Do të jenë dy takime shumë të rëndësishme, por jo deçizive ndeshja e parë edhe pse një rezultat i mirë do të jetë pozitiv. Ne duhet të jemi të përqëndruar për të dyja ndeshjet.

Duhet të jemi realistë se kalimi i një turi është sukses për ekipet shiptare. Si vijnë situatat është një temë tjetër. Kemi ndryshime, por jo të shumta pasi kemi ruajtur 70-80% të ekipit. Janë larguar disa lojtarë të mesit të fushës, që janë të rëndësishëm për një ekip, si Shehu e Deliu. Është një histori e mbyllur dhe shohim para, pasi kemi lojtarë të mirë dhe duhet të kalojmë këtë tur. Më pas do të shohim nga merkato për të piketuar ndonjë lojtar cilësor, pasi nuk na duhen shumë ndryshime”, ka deklaruar Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online