“Jemi ekipi më i mirë në Shqipëri”! Et’hemi zgjedh Kombëtaren: Nuk ka shqiptar në botë që nuk krenohet, nëse më fton Maqedonia e Veriut…

Valon Et’hemi vazhdon të jetë një lojtar kyç për Kukësin ndërsa të gjitha vlerat i ka treguar ndaj Tiranës. Një parabël që kalon portierin Lika dhe shkon në rrjetë duke realizuar kështu një gol të bukur në një ndeshje kyçe si ajo ndaj bardhebluve.

Në një intervistë për “Fjala.al”, futbollisti i Kukësit është shprehur se verilindorët janë ekipi më i mirë në Shqipëri, por nuk po kryesojnë për shkakun e disa gabimeve të bëra me hapat fals. Gjithashtu një pjesë interesante është edhe te zgjedhja e Kombëtares. E para vendoset Shqipëria dhe me krenarinë e origjinës, por Et’hemi nuk përjashton as Maqedoninë e Veriut nëse kuqezinjtë nuk do t’i bëjnë një ftesë, pasi futbolli është jetesë.

“Vendosmëria për t’u karikuar dhe për të treguar cilësinë e vërtetë, padyshim na bën ekipin më të mirë në Shqipëri, por e përsëris, se nuk jemi liderë,nga shkaku i gabimeve në disa ndeshje që s’duhej të kishim ecur fals

Kombëtarja? Unë jam shqiptar dhe nuk besoj të ketë shqiptar në botë që nuk krenohet me kombin e tij dhe nuk dëshiron të përfaqësojë kombin në rrafsh ndërkombëtar. Por jam edhe profesionist që jetoj nga futbolli dhe, duke qenë i lindur në Maqedoninë e Veriut, kam të drejtën të luaj edhe për përfaqësuesen e vendit të lindjes.  Në këtë drejtim do të vendos me kokë të qetë dhe kryekëput për motive profesionale, duke pritur të shikoj se kush do të më besojë dhe vlerësojë si futbollist dhe si profesionist”, u shpreh Et’hemi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *