Jemi drejt Sold-Out! Silvinjo “çmend” shqiptarët, stadiumi “Air Albania” do të jetë tërësisht i mbushur për…Moldavinë

Silvinjo ka arritur që të kthejë interesimin dhe entuziazmin e njerëzve mbi Kombëtaren. Megjithëse mungon marka dhe imazhi i Shqipërisë, Armando Broja, tifozët kanë shfaqur interesim të madh për ndeshjen e sotme.

Pavarësisht se do të luajmë kundër Moldavisë, një kundërshtari jo me emër shumë të njohur dhe për më tepër në periudhë pushimesh, biletat kanë shkuar drejt “Sold-Out”. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes, kanë mbetur edhe fare pak bileta për të pasur një stadium të tejmbushur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *