“Jam i lumtur që po kthehem në Shqipëri, isha në 1995 këtu”! Trajneri i Moldavisë thotë fjalë të ëmbla: Keni traditë të mrekullueshme dhe kulturë unike

Trajneri i Moldavisë, Sergei Kleshchenko, ka thënë disa fjalë të ëmbla për Shqipërinë para ndeshjes që do të zhvillohet në mbrëmjen e sotme. Tekniku kundërshtar ka kujtuar herën e fundit kur ka qenë në Tiranë, teksa nuk mungoi vlerësimi për kuqezinjtë.

“Në fillim të konferencës për shtyp, dua të them se jam i lumtur që kthehem në Shqipëri. Isha këtu shumë vite më parë kur isha lojtar. Ishte viti 1995 dhe jam i kënaqur që jam kthyer në këtë vend me tradita të mrekullueshme dhe kulturë unike.

E kuptoj shumë mirë që kemi një ndeshje të vështirë përpara. Pikat tona të forta janë një ekip i lidhur ngushtë, përkushtimi i plotë në fushën e futbollit dhe respektimi i rreptë i disiplinës së lojës.

E kemi analizuar me kujdes kundërshtarin. Shqipëria është një ekip i fortë me lojtarë shumë të mirë që luajnë në klube evropiane. Jemi para një ndeshje të vështirë. Ne e njohim filozofinë e futbollit shqiptar bazuar në lojën e shpejtë dhe teknike”, tha Kleshchenko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online