Jehona e Tirana-Partizani shkon deri në Brazil, inteligjenca e një tifozi e kthen derbin e Shqipërisë në fjalën e parë të mediave ndërkombëtare

Tirana-Partizani është padyshim ndeshje vitrinë e futbollit shqiptar. Është i vetmi moment kur përballjet e Superiores marrin aromën e Kombëtares, me tifozët që mbushin stadiumin dhe japin spektaklin e vërtet.

Këtë herë kjo ndeshje ka pasur jehonën ndërkombëtare të mediave si asnjëherë më parë. E gjitha kjo për shkakun e inteligjencës së një tifozi, për mënyrën sesi e propozoi të dashurën e tij. Tifozi e kishte menduar skemën dhe nisi të hynte në fushë, më pas u shtri në tokë si të ishte dëmtuar.

E teksa të tjerët po thërrisnin vajzën që do t’i bëhej propozimi për të parë gjendjen e djalit, do të dilte edhe unaza. Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e mediave nga gjithë Europa, për ta nisur nga Greqia, në Bosnje, Rusi, Bullgari, madje duke arritur deri në Brazil. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *