Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Luis Hasës. Mesfushori shqiptar pritet të ndërrojë skuadër dhe është shumë pranë transferimit te Palermo. Klubi siçilian është prej kohësh në negociata me Juventusin për të blerë kartonin e Hasës.
Sipas “Tuttosport”-it, Luis Hasa do të jetë lojtar i Palermos për një shifër prej 3-4 milionë euro. Megjithatë drejtuesit e Juventusit nuk duan të heqin dorë kaq lehtë nga lojtari shqiptar. Klubi bardhezi do të mbajë një përqindje të kartonit në rast të një tjetër shitjeje në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/