Javë e rëndësishme për klubet shqiptare, mësoni kalendarin dhe ku do të transmetohen ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Konferencës

Java e ardhshme do të jetë mjaft e rëndësishme për klubet shqiptare, të cilat do të luajnë ndeshjen e parë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. E para që do të zbresë në fushë është Tirana. Bardheblutë do të ndeshen me Zrinjskin e Mostarit më 19 korrik në orën 20:00. Ndërkohë në të njëjtën ditë, në orën 20:45, Ballkani i Ilir Dajës luan transfertën ne La Fioritën e San Marinos.

Ndërkohë sfidat e tjera do të zhvillohen mbrëmjen e së enjtes. Më 21 korrik, Shkëndija, Drita, Laçi dhe Vllaznia luajnë duelet e tyre. Mbrëmja nis me kuqezinjtë nga Tetova në orën 17:00, vazhdon me Dritën dhe Laçin në orën 19:00 dhe përfundon me Vllazninë në orën 21:00. Sakaq, “Supersport” ka siguruar të drejtën e transmetimit për ndeshjen e Tiranës, ndërsa një javë më vonë, do të transmetojë sfidat e kthimit për Laçin dhe Shkëndijën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kalendari i ndeshjeve të para të turit të dytë të Ligës së Konferencës për klubet shqiptare:

E martë, 19 korrik

20:00 Tirana – Zrinjski

20:45 La Fiorita – Ballkani

E enjte, 21 korrik

17:00 Valmiera – Shkëndija

19:00 Antverp – Drita

19:00 Petrocub – Laçi

21:00 Vllaznia – Universitatea Craiova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *