Caktohen grupet/ Turi i tretë mund t’i sjelli Dudelanzhit dhe Lushkjas Crvena Zvezdën, Shkupi në vazon e më të mirëve

UEFA ka ndarë skuadrat në grupe përpara hedhjes së shortit për turin e tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Cifti Dinamo Zagreb-Shkupi ndodhen në vazon e më të mirëve, ndërsa si kundërshtarë të mundshëm të tyre ditën e hënë mund të jenë Apollon Limasoli, ose fituesit e përballjeve Ferencvarosh-Sllovan Bratisllava dhe Ludogorets-Shamrok Rovers.

Ndërkohë në grupin e dytë në rrugën e kampionëve gjendet edhe çifti Dudelanzh-Pjunik, me luksemburgasit që eliminuan Tiranën. Në të njëjtën vazo përfshihet edhe Sherifi i Tiraspolit, me të cilët luan mesfushori Regi Lushkja. Rivalë të mundshëm të tyre janë serbët e Crvena Zvezdës, ose fituesit e çifteve HJK Helsinki-Viktoria Plzen dhe Zalgiris-Malmo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Grupi A

Vazo 1

Dinamo Zagreb – Shkupi

Makabi Haifa – Olimpiakos

Karabak – Cyrih

Vazo 2

Ludogorets – Shamrok Rovers

Ferencvarosh – Sllovan Bratisllava

Apollon Limasoli

Grupi B

Vazo 1

Crvena Zvezda

HJK Helsinki – Viktoria Plzen

Zalgiris – Malmo

Vazo 2

Maribor – Sherfi Tiraspoli

Linfild – Bodo/Glimt

Pjunik – Dudelanzh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online