Ditën e sotme, në orën 13:45 do të luhet dhe sfida e fundit e javës së 13-të të Superligës, aty ku Laçi pret në shtëpi Tiranën.Të dyja skuadrat kanë një diferencë me njëri-tjetrën prej 9 pikësh, megjithatë luhet në disa fronte.
Teksa Tirana me anë të një fitore do të shkëputej me 5 pikë ndaj Kukësit, Laçi do të largonte presionin e Partizanit, që fitoi ditën e sotme ndaj Dinamos. Për situatën aktuale të Superligës, nga një barazim në ndeshjen Laçi-Tirana do të favorizonte Kukësin, Partizanin dhe Teutën.
Vetë trajneri i Teutës, Arapi dhe Daja deklaruan se një barazim mes Laçit dhe Tiranës do të ishte mjaft i përshtashëm pêr ta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/