Java e Superiores/ Sfidat më të bukura luhen të dielën, spikat Kukësi-Partizani

Java e 20-të e Superligës pritet të jetë mjaft interesante, teksa do të shijojmë disa përballje, të cilat kanë ndikim direkt në renditjen e përgjithshme. Tre ndeshjet e të shtunës, që luhen të gjitha në orën 13:00 janë Tirana-Teuta, Laçi-Kastrioti dhe Apolonia-Bylis.

Sfida Tirana-Teuta pritet të jetë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, ku kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren, pasi vijnë nga humbje të njëpasnjëshme. Gjithashtu dhe Teuta do të kërkojë të shfrytëzojë momentin negativ të Tiranës për të siguruar 3 pikët. Në ndeshjen Laçi-Kastrioti, kurbinasit do të kërkojnë fitoren për të vazhduar ëndrëën e fitimit të Superligës. Derbi Apolonia-Bylis është një nga takimet më pikante të kësaj jave, pasi luhet për një vend në play-out. Këto skuadra kanë humbur shumë sfida radhazi dhe kjo ndeshje është një mundësi e mirë si për Ballshin ashtu dhe Fierin për të ndryshuar diçka në renditje.

Në ndeshjet e të dielës, luhen Skënderbeu-Vllaznia dhe Kukësi-Partizani. Rezultati i këtyre dy përballjeve do tregojë se cilat janë aspiratat e Vllaznisë dhe Partizanit në luftën për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja po luan një futboll të bukur, por përballë tyre gjendet Kukësi. E njëjta histori dhe në ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia, teksa pavarësisht se korçarët e kanë humbur identitetin e tyre në Superligë, kjo skuadër nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online