Ndeshjet e mbetura të javës së 27-të të Serie A, përveç derbit të Milanos, nuk do të luhen më 13 apo 14 mars ashtu si u hipnotizua në fillim. Pasi tre ndeshje u luajtën ditën e shtunë (Spal-Bolonja, Lacio-Juventus, Napoli-Roma), ishin plot shtatë ndeshje që u anuluan gjatë të dielës në kampionatin italian, Serie A. Këto anulime erdhën si shenjë respekti pasi kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori vdiq në gjumë.
Nga takimi që është zhvilluar dje në Ligën Italiane të Futbollit, mes drejtuesve të klubeve, u ra dakord që ndeshjet e shtyra të luhen më 3 dhe 4 prill. Përjashtimi i vetëm është Derbi i Madoninës, mes Milanit dhe Interit. Kjo pasi ky takim nuk mund të luhet në atë kohë për shkak të angazhimeve të kuqezinjve në Europa League, ku aktualisht do të luajnë në fazën e 1/8-ve ndaj Arsenalit të Vengerit.
Ndërsa, Atalanta tashmë ka një lojë të planifikuar me Juventusin pasi ajo u anulua shkaku i borës dhe ndeshja e tyre me Sampdorian pritet të jetë më 11 prill. Për derbin e Milanos pritet të vendoset në ditët në vazhdim, në një datë që do të jetë e përshtatshme nga të dyja skuadrat.