Është Mauro Ikardi, pa dyshim, lojtari i javës në Serinë A. Ylli argjentinas mundi Milanin me 3 golat e djeshëm dhe konfirmohet si sulmuesi më i fortë i Serisë A.
Vlerësimi në mediat italiane ishte maksimal për Ikardin, me nota mjaft të larta.
“Corriere dello sport” ka përpiluar formacionin e javës dhe nuk mungonte as Thomas Strakosha, i vlerësuar me notën 9.
“Super te Kedira, gjigant ndaj Higuainit dhe në histori me penalltinë e pritur ndaj Dibalas”, shkruan Corriere, duke ngritur në qiell portierin kuqezi, perfekt në Juve-Lacio 1-2.
Si Strakosha, edhe Radu, Lukas Leiva, Imobile, Milinkoviç-Saviç e Simone Inzagi janë përfshirë ndër yjet e javës, ashtu si Albiol, Kulibali e Insinje nga Napoli dhe Kandreva nga Interi.