Superiorja do të kthehet për të zhvilluar javën e dytë. Takime vërtet interesante na presin këtë herë. Gjithçka do të fillojë të premten, teksa në orën 16:00 Erzeni do të përballet me Vllazninë në 1 shtator. Ky takim do të ketë transmetim në “MCN TV”, po ashtu si edhe Skënderbeu-Dinamo City që luan në orën 19:00 në po të njëjtën ditë.
Të shtunën e një shtatorit do të jetë vetëm përballja e Teutës dhe Tiranës që do të vijë në “MCN TV” nga Superiorja në orën 19:00, teksa nga krahu tjetër do të kemi edhe Kategorinë e Parë ku përballja mes Vorës dhe Besës mund të ndiqet në orën 15:00.
Të dielën e 3 shtatorit janë përballjet e Kukësi-Egnatia dhe Partizani-Laci ato që mbyllin javën e dytë të Superiores dhe i lënë vend Kombëtares. Të gjitha këto përballje do të keni mundësi t’i ndiqni në “MCN TV”. /Sport Ekspres/