Java e 17-të e “Abissnet Superiore” luhet të premten & të shtunën. Spikat klasikja Tirana – Vllaznia, këto janë sfidat e tjera

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ndeshjet e javës së 17-të të “Abissnet Superiore” do të zhvillohen të premten dhe të shtunën.

Kjo javë e parafundit e kampionatit për vitin 2025 premton sfida mjaft interesante.

Të premten luhen tre nga sfidat e kësaj jave. Egnatia pret Partizanin në shtëpi, me ndeshjen që është programuar të nisë në ora 16:30. Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe sfida mes Dinamo City – FK Vora.

Sakaq, në 19:30, Teuta luan përballë Flamurtarit në transfertën e Vlorës.

Të shtunën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të kësaj jave të 18-të. Klasikja Tirana – Vllaznia do të luhet në ora 13:30, ndërsa në po të njëjtën orë luhet edhe Bylis – AF Elbasani.