Java 11 me dy ndeshje të hënën, Luftëtari: A luajmë në mëngjes?

Ndryshimet e shpeshta të kalendarit në Superiore kanë bërë shpesh rrëmujë dhe kanë hapur polemika, me disa klube që janë ankuar e kanë akuzuar për favorizime të klubeve të vçanta.

Në fakt, më shumë duket paaftësi për të përcaktuar qartësisht datat dhe oraret, sesa tendencë për të favorizuar ndokënd, por kjo pak rëndësi ka.

Edhe java e 11-të e Superiores ndryshoi gjatë rrugës dhe tashmë është vendosur që mos të luhet asnjë ndeshje të shtunën.

Kështu, Lushnja-Flamurtari është spostuar për të dielën, ndërsa Luftëtari-Laçi do të luhet të hënën, ashtu si supersfida Kukësi-Partizani.

Shtyrja e ndeshjes së Luftëtarit ka bërë që në Gjirokastër të bëjnë humor, pas arbitrimit skandaloz kundër Teutës. Në Facebook klubi ka postuar kërkesën për të luajtur në të mëngjesit. Ironi dhe provokim me humor ndaj FSHF-së, që duket se nuk po arrin të kontrollojë më arbitrat, duke parë që këtë sezon shpesh ka pasur gabime trashanike, duke nisur nga ndeshjet e Flamurtarit, klubi më i ndëshkuar deri tani nga gabimet arbitrale, njerëzore apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *