Jashanica, sot kontrolli i radhës në kryeqytet

Bajram Jashanica është dëmtimi i vetëm i Skënderbeut për momentin. Lojtari kosovar do të mungojë të paktën edhe për dhjetë ditë të tjera. Titullari i prapavijës do të mungojë ndaj Flamurtarit dhe Kamzës në kampionat, por rrezikon edhe Dinamon e Kievit në Europa League, ndeshjen e 5-të të grupit B. Një mungesë e rëndësishme për Dajën, ndërkohë që stafi mjekësor i Skënderbeut ka bërë të ditur se sot në mesditë Jashanica do të shkojë në t kryeqytet për të kryer kontrollin e radhës në spitalin “Salus”. Ai do të shohë ecurinë e dëmtimit në shpatull.

“Me Jashanicën do të jemi nesër (sot) në spitalin “Salus”, ku u krye rezonanca, për të parë ecurinë e deritanishme. Jashanica ka pushuar deri tani dhe kështu do të vazhdojë deri të mërkurën”, – tha mjeku Pantazi.  Jashanica do të mungojë me shumë gjasa më shumë se dy javë, pasi do edhe një javë do të pushojë totalisht dhe më pas do të fillojë gradualisht vrapimet dhe stërvitjen individuale. Kur të marrë “ok”in, do të bashkohet me grupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online