Jashanica mund t’i thotë lamtumirë Skënderbeut, pranë marrëveshjes me klubin e ri

Ai dënim për mospjesëmarrje në Kupat e Europës po i kushton Skënderbeut largimin e shumë futbollistëve. Largimet priten që nga kreu i pankinës Ilir Daja, e deri te lojtarët e skuadrës, ku i pari që zyrtarizoi lamtumirën ishte Bruno Dita.

“Gazeta Olle“ bën me dije se edhe mbrojtësi i bardhekuqve, Bajram Jashanica, është në të njëjtën rrugë. Futbollisti 29-vjeçar mund të kthehet në Kosovë, teksa është në bisedime me Prishtinën. Kryeqytetasit kanë siguruar një vend për në Kupat e Europës dhe një përforcim me një përvojë të madhe si Jashanica do të ishte goditja e duhur në këtë merkato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *