Bajram Jashanica do të luajë nesër ndaj Dinamos së Zagrebit. Qendërmbrojtësi pati një problem ditën e djeshme dhe ndali stërvitjen, duke trembur jo pak stafin dhe trajnerin Daja.
Megjithatë, sot titullari i Skënderbeut është stërvitur dhe do të jetë gati për nesër.
Edhe trajneri Daja ka konfirmuar se qendërmbrojtësi është gati: “I vetmi që ka pasur probleme është Jashanica, edhe sot i është nënshtruar testeve mjekësore, por na është dhënë shpresë nga stafi mjekësor se mund ta fillojë ndeshjen nga fillimi. Gjithsesi, duhet të presim deri në momentet e fundit për të vendosur. Besoj se mund të jetë i njëjti formacion, sepse formacioni që bën mirë mund të jetë ai i duhuri, me këtë formacion duhet të luajmë si në pjesën e parë në Zagreb”.