Janë të çmendur pas Argjentinës, Skaloni me falenderim të veçantë për Bangladeshin: Krenar që na mbështesin kështu

Një nga çuditë e mëdha këtë Kupë Bote ishte dashuria e madhe që në Bangladesh ndjenin për Kombëtaren e Argjentinës. Megjithëse mijëra kilometra i ndajnë gjeografikisht, mijëra banorë të shtetit aziatikë kanë mbushur rrugët dhe sheshet për të mbështetur amerikano jugorët.

Lionel Skaloni ka dërguar një falenderim të veçantë karshi tyre gjatë konferencës për shtyp. Trajneri i Argjentinës nuk e ka fshehur që fakti se në Bangladesh ekziston një tifozeri e tillë për Kombëtaren e tij e bën krenar.

“Na bën krenar fakti që njerëzit në Bangladesh mbështesin Argjentinën kështu. Për vite, fanella e ekipit kombëtar ka përcjellë çmenduri përqark botës, sepse kishim Diegon (Maradonën). Tani kemi Leon (Mesin). Faleminderit njerëzve të Bangladeshit“, ka deklaruar Lionel Skaloni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *