“Janë pjesa kryesore e qytetit”! Memelli që bëri magji me Skënderbeun: I thashë lojtarëve, mund të kthehet si tragjedi

Java e 34-t e Superiores ka sjellë ndryshime në tabelën e renditjes. Partizani mposht Teutën 0-1 dhe merr kreun në klasifikim. Ndërkohë garën për titull e vazhdojnë edhe Vllaznia me Laçin, që kanë dalë triumfuese ndaj kundërshtarëve të tyre. Sa i përket zonës së mbijetesës, Skënderbeu nuk gabon ndaj Apolonisë dhe rrëzon Kastriotin në zonën e ftohtë. Në përfundim të 90 minutave, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas goli“ në “Supersport“.

Memelli (Skënderbeu): “Ajo që ksiha menduar në javët e para ishte që ti ngjisnim shkallët një e nga një. Për të kaluar një e nga një skuadrat. Këtë ecuri nuk e mendonim. Dua të falenderoj lojtarët. Sido që të shkojë puna, ata janë miqtë e mi, vëllezërit e mi, armiqtë e mi. Janë pjesa kryesore e qytetit, klubit. I pashë rezultatet e ditës së sotme. Para takimit I thashë lojtarëve që të gjitha rezutlatet e mira të marra deri tani mund të na kthehen në tragjedi. Duhet të tregojmë profesionalizëm në ndeshjen kundër Kukësit, që të mbyllim të gjitha llogaritë tona me Superioren. Për të shkuar më pas të qetë me Tiranën. Vinim në këtë ndeshje me mungesa të jashtëzakonshme. Por sido që të jetë jam i lumtur që edhe lojtarët e tjerë që hodhëm në fushë bënë më të mirën. “

Martini (Teuta): “Kemi zhvilluar ndeshje fantastike në pjesën e parë. Frashëri na ka shpëtuar shumë herë, por sot gaboi. Partizani mund të shënonte në pjesën e dytë pasi lamë shumë hapësira. Nuk kemi pritur asnjë rival, në asnjë moment. Nuk mendonim se do të humbisnim sot, megjithë respektin për Partizanin. Sigurisht që ndikon në garën për titull. Më parë shanset ishin në dorën tonë, tani janë në dorën e rivalëve të tjerë.Këto ndeshje janë të vështira për t’i mbajtur nervat. I thamë djemëve në pushim që na duhej vetëm një gol”.

Duro (Laci): “Ne na duhej vetëm fitorja sot, ndërsa Tirana luante për dy rezultate. Kanë dy lojtarë të mirë në sulm si Seferi dhe Danso. Qëllimi ynë ishte që t’i bllokonim atë. Kemi bërë mirë në gjithë kampionatit dhe jemi superiorë ndaj skuadrave kryesuese. Kemi gabuar vetëm me ekipe si Skënderbeu dhe Kastrioti, këto pikë i qajmë sot. Do ketë surpriza edhe në këtë javë, e kam bindje. Ka trajnerë që e fitojnë titullin pa konkurrenca dhe i ngrenë në piedestal”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *