“Janë pikët ato që më dhembin më tepër”, Martini i jep meritat kundërshtarit: Partizani e meritoi fitoren, goli i parë nuk na falet

Partizani ka mposhtur sot Teutën në “Niko Dovana“. Kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 0-2, duke shkuar në kuotën e 47 pikëve në krye të renditjes. Të kuqtë kanë gjetur njeriun e golave pas largimit të Skukës. Kristan Mba ka shënuar sot goli ne tretë radhazi për kryeqytetasit. Sulmuesi nigerian tundi rrjetën në minutën e 10 të takimit, kur kaloi në epërsi Partizanin.

Ekipi i Kolelës shënoi përsëri në minutën e 85, kur Ëngjëll Hoti, i futur nga stoli, shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Teutës dhe e ndali topin në rrjetë. Partizani fiton kështu me shifrat 0-2 dhe pret rezultatin e takimit të nesërm mes Tiranës dhe Erzenit për të mësuar nëse do të jetë i vetëm në krye, apo do të ndajë vendin e parë me bardheblutë. Pas përfundimit të ndeshjes trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol“ në “Oversport”.

Martini (Teuta): “Humbëm raste. Kishim mundësi të barazonim. Pësuam me një goditje standarte, që për ne është e pafalshme. Por pavarësisht se humbëm raste, Partizani e meritoi fitoren. Jam i mërzitur për pikët, sepse janë të domosdoshme për momentin. Kampionati po shkon drejt fundit. Nuk jam i kënaqur me mënyrën e lojës, pasi u ç’ekuilibruam në pjesën e dytë. Janë pikët ato që më dhembin më tepër. Kemi gabuar sot. Nuk kemi qenë agresiv si në ndeshjet e tjera. Duhet të kemi kujdes, duhet të nxjerrim mësim“.

Kolela (Partizani): “Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por është normale. Nuk mund të luajmë në të njëjtat nivele çdo ndeshje. Taktikisht kanë bërë atë që unë i kam kërkuar. Kur ata kanë ndryshuar skemë, kemi ndryshuar edhe ne. Ndeshjet tani janë të gjitha shumë të vështira. Kampionati është ende i hapur. Jam edhe unë shumë i lumtur për lojtarët e stolit. Kemi sakrifikuar disa lojtarë prej skemave, por edhe ata lojtarë që kanë hyrë nga stoli kanë luajtur mjaft mirë. Ata kanë treguar që më i rëndësishëm është Partizani se sa individi. A do jua tregoj si i motivova? Jo, nuk kam ndër mend t’ju tregon si i motivova. Nuk kam bërë asgjë të veçantë. Nesër kemi pushim. Do të rekuperojmë. Nuk do të mendojmë për futbollin, do të mendojmë kur të fillojë e hëna”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online