Darmstadt-i dhe Klaus Gjasula kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre. Mesfushori shqiptar ka firmosur kontratën e re të ofruar nga klubi gjerman. 33-vjeçari kishte kontratë me Darmstadt-in deri në fund të këtij sezoni, por rinovoi deri në vitin 2024.
“Gladiatori“ i Kombëtares shqiptare është pjesë e “zambakëve“ që prej vitit 2021 dhe tashmë është më pranë kthimit në Bundesligë. Darmstadt-i udhëheq tabelën e klasifikimit në Bundesliga 2, ku ndiqen nga Hamburgu me 2 pikë më pak./Sport Ekspres/