Janë me një këmbë nga rënia në La Liga 2, Myrto Uzuni mbetet ende jashtë ekipit të Granadas për Valencian

Granada është me një këmbë drejt rënies në La Liga 2. Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi, Granada mban vendin e parafundit në kampionat me 14 pikë, ndërsa Celta Vigo që ndodhet në pozicionin që të shpëton në elitë, ka 28 pikë të grumbulluara.

Një diferencë e madhe prej 14 pikësh që nënkupton rënies e Granadas, ndërsa vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë këtë ekip në këtë sezon. Ndërkohë para ndeshjes së radhës kundër Valencias, Myrto Uzuni vazhdon që të jetë i dëmtuar dhe të mos stërvitet me ekipin. Para ndeshjes së nesërme do të bëhet edhe një provë e fundit nëse sulmuesi shqiptar do të jetë gati për këtë takim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/