Janë kthyer në pretendentë për Serinë A, Gjimshiti qendron me këmbë në tokë: E vështirë ta dëgjosh fjalë titull

Atalanta është kthyer në një nga ekipet më të forta të Italisë, ndërsa gjysmën e parë të këtij sezoni e përfundoi në vendin e katërt. Bergamaskët kanë treguar një rritje të madhe nga viti në vit, duke arritur që tashmë të konsiderohen edhe pretendentë për të fituar titullin kampion në Serie A.

Megjithatë zikaltrit vazhdojnë të qendrojnë me këmbë në tokë dhe këtë e vërteton Gjimshiti me fjalët e tij. Në prononcimin për “Sky Sports” pas ndeshjes me Xhenoan, mbrojtësi shqiptar është shprehur se në dhomën e zhveshjes së Atalantës është e vështirë ta dëgjosh fjalën titull.

“Trajneri na shtyn të përmirësohemi gjithnjë e më shumë dhe të ndjekim besimin e tij. Të luash çdo ditë kundër sulmuesve tanë të bën të rritesh. Titulli? Ne flasim pak për të, është e vështirë ta dëgjosh të përmendet”, ka thënë Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online