Zllatan Ibrahimoviç do të jetë titullar në ndeshjen e të dielës mes Milanit dhe Lazios. Suedezi do të rikthehet nga një dëmtim i gjatë, që i pengoi dhe pjesëmarrjen në Euro2020 me Suedinë. Ibrahimoviç ka dhuruar një intervistë për mediat ku si përherë spektakli nuk ka ngurruar.
Ibra deklaroi se në aspektin profesional Ronaldo dhe Messi nuk kanë asgjë më shumë se ai. Gjithashtu shtoi se nuk i mungon Topi i Artë, por përkundrazi, Topit të Artë i mungon Zllatan Ibrahimoviç.
“Nëse flasim për cilësitë si lojtar, nuk kam asgjë më pak se Messi dhe Ronaldo. Nëse konsiderojmë trofetë atëherë po, unë nuk e kam fituar Champions Leaguen. Nuk e di gjithashtu se në baze të cilit kriter jepet Topi i Artë e as nuk jam i fiksuar me të. Kur grupi punon, individi përfiton. Një lojtar i vetëm nuk mund të jetë i mirë nëse ekipi nuk është i mirë. Mendoj se jam më i miri në botë. Nese më mungon Topi i Artë? Jo, është e kunderta, jam unë ai që i mungoj atij.”- u shpreh Zllatan Ibrahimoviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/