Rezultatet pozitive ngjitin Shqipërinë në renditjen e FIFA-s, Hungaria merr “tatëpjetën” pas humbjeve me kuqezinjtë dhe Anglinë

Ndeshjet e shtatorit kanë përfunduar dhe tani është momenti i llogarive. FIFA pritet që nesër të nxjerrë renditjen zyrtare për përballjeve të luajtura së fundmi, ku priten ndryshime në listë. Shqipëria ka lënë pas një fazë me nota pozitive, ku ka marrë 2 fitore nga 3 të mundshje. Rezultatet e marra me Hungarinë dhe San Marinon i rrisin kuqezinjtë me 3 pozicione në tabelë dhe nga vendi i 69 do të shkojnë në të 66-in.

Ndërkohë humbja me Shqipërinë dhe ajo ne Anglinë peshojnë shumë në rivalët e grupit tonë, Hungarisë, të cilët kana humbur tre pozicione në renditjen e FIFA-s. Nga vendi i 37 përfundon në të 40-in. Ky muaj ka folur pozitivisht edhe për Poloninë, e cila me 7 pikët e marra kapërcen tre vende në listë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Renditja e skuadrave të grupit I në lsitën e FIFA-s:

  1. Polonia 1531,82 pikë
  2. Hungaria 1456,93 pikë
  3. Shqipëria 1367,73 pikë
  4. Andorra 133,27 pikë
  5. San Marino 791,19 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online