“Jam një gjeni”, Guardiola shkakton të qeshura në sallë: Mbajta shënime nga një gazetar, mendova për të kur bëra zëvendësimet

Manchester City ka marrë një fitore mjaft të vlefshme kundër Chelsea-t. Ndeshja u vendos në minutën e 63-të nga Riyad Mahrezi. Zëvendësimet e Gurdiolës ishin të qëlluara, pasi Grelish dhe Mahrez, të cilët u futën në fushë vetëm pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ishin pikërisht dy arkitektët e golit të fitores.

Trajneri katalanas është pyetur në konferencën për shtyp në lidhje me këto zëvendësime të herëta dhe përgjigja ka qenë plot batuta nga Guardiola. Ky i fundit ka bërë humor me gazetarët dhe e ka konsideruar veten një gjeni. Përgjigja e tij ka shkaktuar edhe të qeshura në sallë.

“Jam një gjeni. Në konferencën e fundit për shtyp ishte Jamie Jackson, miku im, i cili më tha: ‘Përse bën zëvendësim pas 81 minutave kundër Evertonit’? Unë mbajta shënime dhe mendova për të gjatë pjesës së parë dhe bëra zëvendësime pas pjesës së parë”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online