Manchester City ka marrë një fitore mjaft të vlefshme kundër Chelsea-t. Ndeshja u vendos në minutën e 63-të nga Riyad Mahrezi. Zëvendësimet e Gurdiolës ishin të qëlluara, pasi Grelish dhe Mahrez, të cilët u futën në fushë vetëm pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ishin pikërisht dy arkitektët e golit të fitores.
Trajneri katalanas është pyetur në konferencën për shtyp në lidhje me këto zëvendësime të herëta dhe përgjigja ka qenë plot batuta nga Guardiola. Ky i fundit ka bërë humor me gazetarët dhe e ka konsideruar veten një gjeni. Përgjigja e tij ka shkaktuar edhe të qeshura në sallë.
“Jam një gjeni. Në konferencën e fundit për shtyp ishte Jamie Jackson, miku im, i cili më tha: ‘Përse bën zëvendësim pas 81 minutave kundër Evertonit’? Unë mbajta shënime dhe mendova për të gjatë pjesës së parë dhe bëra zëvendësime pas pjesës së parë”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/