“Jam një baba tani”, Conor Mcgregor i jep fund “luftës së fjalëve” dhe premton fitore me KO në më pak se 60 sekonda

Conor Mcgregor do të ndeshet vetëm 9 ditë më vonë në Abu Dabi përballë Dustin Poirier. Fituesi do të ketë mundësinë të ndeshet për titullin kampion, i cili mbahet nga rusi Khabib Nurmagomedov. Këta dy luftëtarë janë përballur njëherë më parë në vitin 2014, ku irlandezi e mposhti kundërshtarin e tij brenda 90 sekondave të raundit të parë. Atë kohë Mcgregor e irritoi kundërshtarin e tij me tallje, ofendime dhe lojra fjalësh, që i dhuruan dhe fitoren.

7 vite më vonë, të dy luftëtarët janë rritur shumë si profesionalisht ashtu dhe nga ana familjare, pasi janë bërë prindër. I pyetur nëse do të vazhdojë “luftën e fjalëve”, Conor u shpreh se nuk do ta bëjë pasi tashmë është më i maturuar. “Jam një baba tani. Kam kaluar shumë në jetë dhe sigurisht që jam bërë më një njeri më i maturuar. I kam marë të gjitha leksionet parasysh dhe do t’i përdor në avantazhin tim dhe gjithashtu do t’i përdor në sfidë. Siç e thashë dhe ndaj Donald Cerrone vitin e kaluar, do të ketë gjak, por nuk do të ketë urrejtje. Unë do ta fitoj këtë ndehsje në më pak se 60 sekonda”- u shpreh Conor Mcgregor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *