Tirana do të përballet kundër Beshiktashit në ndeshjen e kthimit. Pas humbjes 3-1 në takimin e parë, vjen kjo përballje e vlefshme për turin e dytë në Conference League. I pranishëm në konferencën për shtyp me trajnerin Orges Shehi ishte edhe portieri Gentian Selmani. Ky i fundit theksoi se ndodhej në ekipin më të madh në Shqipëri, teksa kërkoi mbështetjen e tifozëve për të fituar takimin.
“Atmosfera është shumë e mirë, e kemi përgatitur si duhet ndeshjen. Jemi të motivuar, sepse është ndeshje europiane përballë një skuadre të fortë si Beshikashi. Shpresoj që edhe stadiumi të ketë tifozë, që të na mbështesin, ta fitojmë ndeshjen dhe ta arrijmë objektivin. Shpresojmë që të jetë dita jonë nesër dhe të arrijmë të kualifikohemi.
Kishte diçka për të bërë më mirë në ndeshjen e parë, i kemi analizuar të tre gola. Tani jemi përgatitur për ndeshjen e radhës, të mos i përsëritim gabimet. Jemi përgatitur për diçka tjetër, sepse tani e njohim kundërshtarin.
Tirana është ekipi më i madh në Shqipëri, është përvojë e re më për mua. Kam gjetur një ambient shumë të mirë dhe ndihem shumë mirë. Kualifikimi me Dinamon e Batumit dhe ndeshjet me Beshiktashin na shërbejnë shumë për fillimin e kampionatit”, tha Selmani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/