“Jam mësuar që të marr përgjegjësitë”, Skënder Gega flet pas humbjes me Kastriotin: E pafalshme që ta pësojmë kështu

Kukësi nuk po e gjen dot ende ecurinë positive në këtë sezon të ri. Verilindorët janë në kërkim të fitores së parë edhe pas javës së tretë të Superiores. Ekipi i Gegës kaloi i pari në avantazh me anë të Zivkovic në minutën e 60.

Nuk kaluan shumë minuta që Prenkocevic të barazonte shifrat. Në minutat e fundit i gjithë Kukësi ishte hedhur përpara për të gjetur golin e avantazhit. Tërësisht e papritur, në të 90 do të vinte një predhë e Mehmetit nga distanca që u ndal në cepin e rrjetës.

Kështu Kastrioti arriti të përmbyste 1-2 Kukësin. Nga ana tjetër Teuta dhe Erzeni janë ndalur në barazim pa gola. Por shumë ka për t’u diskutuar në atë minutë të 70 të takimit ku Erzenit i është anuluar një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa përsëritjet e pamjeve treguan krejtësisht të kundërtën. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Skënder Gega: “Kastrioti u mbrojt me shumë veta në pjesën e parë. Mua më ka pëlqyer pjesa e dytë, pavarësisht se në dy raste, në dy kundërsulme, u ndëshkuam. Pjesa tjetër më ka pëlqyer, kemi luajtur mirë. Ndiej keqardhje, ndiej keqardhje pasi djersisim, por kjo nuk mjafton. I thoja lojtarëve se nuk ishte e lehtë. E dija se nuk do të ishte e lehtë dhe në fund pësuam dy gola të evitueshëm. Është e pafalshme që duke kontrolluar lojën, shpërmoqemi në këtë mënyrë. Unë jam mësuar që të marrë përgjegjësi, është shumë normale që përgjegjësinë e merr i pari trajneri”.

Cela: “Kjo javë ishte për t’u marrë shembull. Kisha besim shumë se do të fitonim ndaj Kukësit, sigurisht që kishim edhe pak fatin me vete. Por kam pasur besim që në ditën e parë të javës, sepse ndeshja fillon në ditën e parë të javës. Djemtë kanë pasur një rregjim gjatë gjithë javës dhe dua t’i përgëzoj. Po rritem me këtë skuadër. Ne kemi mbajtur grupin e vjetshëm dhe jemi përforcuar më tepër”.

Arapi: “E dinim që do të ishte një rival i vështirë, që mbrohej me shumë forca mbrapa dhe ka lojtarë të shpejt në kundërsulm. Gotën duhet ta shoh plot. Në momentin që dikush mbrohet në këtë mënyrë, nuk ka hapësira. Kemi qenë të tërhequr në aspektin sulmues”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *