“Jam mesfushor alla Gattuso”, lojtari i Shpresave tregon veten në Itali: E vështirë të fitosh një vend në Kombëtaren shqiptare

Nga fitues i kampionatit me shiritin e kapitenit në krahë për moshat e Fiorentinës, tashmë zhvilloj karrierën tij në Serinë C. Erald Lakti është pjesë e skuadrës së Lecco-, ku sezonin e shkuar numëroi vetëm 20 paraqitje, ku shumicën e herëve është aktivizuar nga 29 minuta në fushën e lojës. Në një intervistë të dhënë për “Laprovicniadilecco.it”, mesfushori shqiptar tregon se sa i rëndësishëm është sezoni i ri për të. Lakti tregon se është një lojtar “alla” Gattuso, por është përdorir në një pozicion tjetër përgjatë kampionatit. 22-vjeçari sheh trajnerin Tacchinardi, një emër i njohur ky në futbollin italian, si shpresën e tij për sezonin e ardhshëm.

“Sezonin e kaluar mblodha rreth njëzet paraqitje, pa mundur të provoj kurrë vlerën time të vërtetë. Unë do të isha një mesfushor thyes “alla Gattuso”. Por më përdorën si gjysmë krahu. Djathtas mund të bëj diçka edhe me të majtën. Isha në U21 të Kombëtares shqiptare, por tani kam përfunduar limitet e ekipeve të të rinjve. Të luash në Serinë C është e vështirë të fitosh një vend në Kombëtaren e të rriturve, por fjala e fundit nuk thuhet kurrë. Do të varet shumë nga ajo që mund të bëj në Lecco.

Trajner Tacchinardi? E di të kaluarën e tij dhe do të shkoj ta shoh përsëri. Kur u tregoja miqve se cili më stërvit, ata më kujtuan se kush ishte dhe sa i shkëlqyer ishte. Për mua ai është një shpresë e madhe. Shpresoj që ai të më “shohë” si lojtar, duke qenë se unë luaj të njëjtin rol si ai dhe të më japë mundësinë të tregoj atë që nuk arrita të tregoja në fushë sezonin e kaluar…”, ka deklaruar Erald Lakti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *