Zhvilloi provën e parë me Interin, Barzagi bën analizën: Asllani tregoi cilësi dhe talent, Lukaku ishte lider

Interi zhvilloi dje testin e parë miqësor në prag të fillimit të sezonit të ri. Simone Inzagi mori sinjale të mira nga grupi, teksa më i rëndësishmi për të ishte fakti se blerjet e reja iu përgjigjën në mënyrën e duhur. Gazetari Mateo Barzagi ka analizuar miqësoren kundër Milaneses, duke veçuar edhe paraqitjen e Krisjtan Asllanit. Sipas tij, mesfushori shqiptar tregoi cilësi dhe talent me fanellën zikaltër.

“Dje ishte interesante se si Simone Inzaghi po përgatiste rikthimin e Romelu Lukakut. Me Lautaro Martinezin u kthyen në dialog, për të shënuar dhe për të shkëmbyer topa së bashku. Lukaku ishte lider, brohoriste bashkëlojtarët, thërriste topin. Me pak fjalë, është lojtari që e gjen veten në madhësinë e tij ideale. Shumë mirë edhe Kristjan Asllani, duke treguar cilësi dhe talent si përballë mbrojtjes ashtu edhe në pozicione më të avancuara”, është shprehur Mateo Barzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online