“Jam krenar, donim fitoren”, Klop i thur elozhe Ibrahimoviçit: Duhet të jesh i çmendur të luash në këto nivele në moshën 40-vjeçare

Liverpuli ka treguar profesionalizëm deri në minutën e fundit, duke mos toleruar aspak Milanin, pavarësisht se kishte siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve. Jurgen Klop ka folur për mikrofonin e “Mediaset”, ku shprehet se dëshira e tij ishte ta fitonte këtë ndeshje. Gjithashtu trajneri gjerman i thur elozhe Ibrahimoviçit për karrierën e tij dhe për faktin që vijon të luajë në nivele të larta edhe në moshën 40-vjeçare.

“Ne donim të luanim dhe ta fitonim këtë ndeshje. Formacioni ishte një surprizë për shumë njerëz, por jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve. Jam krenar për ekipin dhe për zemrën që ata kanë vendosur në lojë. Ne luajtëm mirë dhe ishim të disiplinuar në fushë.

Ibrahimoviç? Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për të. Duhet të jesh i çmendur për të luajtur në këtë nivel në moshën 40-vjeçare, por jo nëse quhesh Ibrahimoviç. Ai u përpoq të luante lojën e tij, por mbrojtja e mbajti. Karriera e tij e pabesueshme flet për të”, ka deklaruar Jurgen Klop./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online