“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer”, trajneri i Craiovës shfrym te lojtarët pas humbjes me Laçin: Nuk i bëmë as faull në aksionin e golit

Humbja 1-0 me Laçin ka lënë tërësisht të zhgënjyer trajnerin e Universitatea Craiova. Rumunët hynin në fushë si favorit dhe një disfarë përballë kurbinasve konsiderohet e papranueshme për ta. Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes Marinos Ouzounidis shfryn ndaj lojtarëve, që sipas tij nuk e kishin mendjen te ndeshja.

“Unë jam shumë i zhgënjyer, jo vetëm me rezultatin, por me lojën. Pres shumë më shumë nga lojtarët e mi. Ne gjithmonë bëjmë të njëjtat gabime. Kjo do të thotë që ne nuk e përdorim trurin tonë! Por ne jemi shumë me fat. Kjo është ajo që u thashë lojtarëve, se ne jemi shumë me fat, sepse ka ende ndeshjen e kthimit. Është një shans i dytë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, çdo lojtar tani duhet të meditojë për atë që bëri në fushë.

Së pari, unë jam përgjegjës, pasi i vë këta lojtarë në fushë, por ata gjithashtu duhet të mendojnë për atë që bëjnë. Në Europë, nëse nuk jeni i përqendruar, nëse nuk përfitoni nga shanset që shfaqen, ju kushton. Nuk mund ta humbasësh ashtu. Dhe në fazën e tyre të goli … nuk është normale të bësh gabime të tilla. Ne nuk bëmë faull, nuk bëmë asgjë për të ndaluar sulmin. Unë gjithashtu thashë, mendoj se mendjet e lojtarëve nuk ishin në këtë ndeshje. Dhe në Europë nuk mund të fitosh ndeshje të tilla”, ka thënë Marinos Ouzounidis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *