“Jam i surprizuar nga Seria A”, Arthur Melo i bindur në projektin ambicioz të Juventusit

Juventusi fitoi ndaj Spezias me rezultatin 1-4, duke u rikthyer kështu në fitoren në transfertë, të cilën nuk e kishin shijuar që prej korrikut. Faktor kryesor në këtë sfidë ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dopietë në pjesën e dytë. Menjëherë pas futjes së portugezit, Juventusi mori kontrollin e lojës duke u rikthyer në ekipin që ka fituar 9 herë rresht kampionatin italian.

Për lojtarin më të ri të Juventusit, Arthur Melo këto pikë ishin mjaft të rëndësishme për të gjetur qetësinë që i mungonte skuadrës. “Na duheshin këto pikë dhe të luanim mirë. Ishte një fitore thelbësore për të gjetur besim dhe për të vazhduar punën të qetë. “- u shpreh Arthur Melo

Gjithashtu ai foli edhe për vështirësinë që ka ndjerë me futbollin italian, pasi loja ështe mjaft fizike, megjithatë braziliani shtoi se ka mbështetjen e trajnerit dhe shokëve të klubit. “Ndihem mirë fizkisht, por mendoj se mund të bëj më shumë. Shokët dhe trajneri më ndihmojnë dhe unë po punoj për të dhënë më të mirën për skuadrën. Jam i surprizuar nga kampionati italian, ka shumë skuadra të forta me tipe të ndryshme loje. Gjithsesi, Juventus ka një projekt ambicioz, të cilin e pëlqej dhe kjo ishte një nga arsyet pse vendosa të vij këtu”, ka thënë Melo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online