“Jam i shokuar”! Boldor reagon në Rumani: Të gjithë më pyesin, a të rrahën vërtetë?

0

Nga Klaudio Ndreca

Kryefjala e ditës së djeshme para ndeshjes derbi me Tiranën, ishte te Partizani skandali i ndodhur para shtëpisë së Boldor. Në media u publikua se futbollistët e dalë pozitiv së fundmi i kanë kërkuar llogari mbrojtësit dhe e kanë goditur me grusht. Po sipas këtyre raportimeve, lojtarët në fjalë janë shoqëruar në polici, kurse Boldor ka shkuar në spital.

Ky lajm ka bërë jehonë edhe në vendin e origjinës së këtij lojtari, në Rumani. Nëpërmjet një reagimi për median “Gsp.ro”, Boldor tregon situatën e pazakontë:

“Unë kam Koronavirus, e vërtetë, por jam në shtëpi, nuk jam në spital. Jam i shokuar se të gjithë më telefonojnë dhe më shkruajnë nëse më kanë rrahur, nëse është e vërtetë. Jo nuk është. Nuk ka të arrestuar dhe të rrahur. Kemi vetëm një grup në Whats Up ku kemi bërë diskutime në lidhje me kampionatin. E shëmtuar të mbërrish deri këtu”, u shpreh Boldor. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.