“Jam i pari shqiptar që fitova në Europë në 1995”! Fjalët e thëna nga Rudi Vata, legjenda Eduard Abazi ka fituar 4 trofe në sezonin 1991-1992

Rudi Vata ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, ku mes të tjerash, i pyetur nga gazetari Fatjon Baze se çfarë e lidhte Ilir Metën me Celtic, do të shprehej: “Ndoshta ka qenë edhe tifoz i imi, sepse unë kam qenë futbollisti i parë shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar në 1995. Kështu që jam I sigurt që Ilir Meta mund të jetë bërë krenar. Isha unë që pastrova imazhin e Shqipërisë që asokohe ka qenë ca mizërie”. Shpeshherë kur merren këto statistika dhe shifra, mungojnë hulumtimet për të vërtetuar gjithçka. Në këtë rast, në Itali do të thuhej se është momenti i duhur për një “Mea Culpa”. Në këtë artikull që është shpërndarë nga media jonë, “Sport Ekspres”, ka reaguar edhe një legjendë e futbollit shqiptar, Eduard Abazi.

Asgjë personale me Rudi Vatën, por shumëçka për të vendosur në vend të vërtetën dhe historinë. “Në shkrimin që thuhet se Rudi Vata është i pari shqiptar që ka fituar një trofe jashtë Shqipërisë, nuk është e vërtetë. Ai ka fituar një trofe në 1995, por tregojini Rudit se i pari shqiptar, që ka fituar jo një, por katër trofe, jam unë. Kupën e Ish-Jugosllavisë, Hajduk-Crevena Zvezda 1-0 në Beograd dhe në vitin 1991, në kampionatin kroat jemi shpallur kampion në sezonin 1991-1992, Kupën e Kroacisë po në atë sezon dhe Superkupën e Kroacisë në sezonin 1991-1992. Pra për një vit, katër trofe dhe me klubin tim të zemrës, Hajduk Split”, shkruan Abazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *