Shqipëria mori humbjen e saj të parë në “Air Albania” nën drejtimin e Silvinjos. Ky i fundit ka shprehur mërzinë e tij për këtë disfatë gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në “TV Klan”. Trajneri brazilian ka shtuar se nuk i vë faj lojtarëve për këtë rezultat, por mërzinë e vetmje e ka me veten e tij.
“Stadiumi ishte plot dhe pritshmëritë tona ishin mjaft të mira për të fituar, mbase edhe për të barazuar. Ishte humbja e parë që kemi pësuar në një vit e gjysmë. Madje ishte goli i parë në 1 vit e gjysmë që kemi pësuar në ‘Air Albania’. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Gjeorgjia është fizikisht e fortë dhe e rreshtuar mirë taktikisht. Nuk i japin thuajse fare hapësira kundërshtarit. Jam i mërzitur me veten time. Pas dy ditësh do të qetësohem. Nuk kam çfarë të thëm për lojtarët”, ka thënë Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/