“Jam i kënaqur me një pikë, mund të fitonim në fund”! Trajneri i Teutës: Kishim shumë mungesa, Kukësi kishte raste më të pastra

Kukësi dhe Teuta kanë luajtur në orën 15:00. Një ndeshje që pritej të zhvillohej me emocione të mëdha, duke ditur se të dyja ekipet e kërkonin fitoren me patjetër. Megjithatë në fund nuk pati gola.

Skuadrat janë ndarë në barazimin 0-0. Kukësi e kërkoi më shumë golin në pjesën e parë, me Pano Qirkon që në disa raste u shndërrua në heroin e Teutës. Durrsakët kërkuan të afroheshin me portën nga krahu tjetër, por pa rezultat. Në fund Kukësi mbetet në vendin që të dërgon në Play Out. Ndërkohë Teuta është ende në zonën e rrezikut dhe humb mundësinë për t’iu afruar më shumë Europës pas këtij barazimi. Pra një barazim që nuk i shërbeu askujt. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Martini: “Kishim shumë mungesa sot, e kishim përgatitur ndeshjen për të mos e humbur. Kukësi kishte raste më të pastra, ne kishim mundësitë tona gjithashtu. Në fund jam i kënaqur me një pikë. Djemtë treguan karakter, luftuan fortë dhe unë jam i kënaqur. Mund edhe ta kishim fituar ndeshjen në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *