“Jam i acaruar me Ronaldon dhe Mesin”, Inzagi: Duket sikur unë me Raul Gonzalezin kemi shënuar pak gola

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi e kanë dërguar futbollin në një tjetër nivel. Statistikat e tyre janë të pabesueshme, duke lënë në hije emra të njohur të sulmit. Filipo Inzagi ka thënë se fundmi se dyshja në fjalë ka bërë që të krijohet përshtypja e gabuar që sulmuesi si ai dhe Raul Gonzalezi kanë shënuar pak gola në karrierë.

“Të them të vërtetën, jam pak i acaruar me Ronaldon dhe Mesin. Për shkakun e tyre, duket sikur unë dhe Raul Gonzalezi kemi pak gola në karrierat tona”, është shprehur Filipo Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/