“Jam gati për Hungarinë”, Bajrami i lumtur që vishet kuqezi dhe e nis me optimizëm: Sot fitojmë me rezultatin 2-1

Nedim Bajrami është afrimi më i ri në Kombëtaren shqiptare. Mbrëmjen e sotme lojtari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për shkak se Empoli ka dhënë lejen të jetë i pranishëm vetëm për dy takimet e radhës. Fantazisti kuqezi ka dhënë një prononcim për “Supersport”, ku tregon se ndihet tejet i lumtur të mbrojë simbolet e Shqipërisë, ndërsa sa i përket duelit me Poloninë ndihet optimist dhe prashikon një fitore për ekipin tonë kombëtar.

“Shqyqyr që mund të luaj për Kombëtaren kuqezi. Jam shumë i lumtur. Shpresoj me një fitore sot kundër Polonisë. U zgjova na mëngjes dhe pashë telefonin se kishim fituar gjyqin. Isha shumë i lumtur. Jam një lojtar që kam fantazi. Në futboll nuk ka a je i ri, apo je i vjetër. Duhet të luajmë të gjithë bashkë. Empoli? Ne kemi filluar shumë mirë me Juventusin. Fituam në Torino dhe ishte një ndeshje super.

Gjtihmonë e kam ndjekur Kombëtaren shqiptare. Kur erdha herën e parë këtu më kanë pritur cunat shumë mirë, I gjithë stafi. U mërzita pak që nuk luajta për mungesën e dokumentacionit. Ishulli? E njohim të gjithë, Lorik Canën. Jam gati për ndeshjen kundër Hungarisë. Sot ndeshja del 2-1 për Shqipërinë”, ka thënë Nedim Bajrami./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *